Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother Vip Albania 4”.
I pyetur nëse do të bëhej pjesë e BB VIP 4, ai u shpreh: “Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ja vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them jo, më qan shpirti. Nuk e di”
Tek rubrika “Big Love”, Livias i erdhi një mesazh në emër të Melos, ashtu siç ajo e thërret Mevlanin. Në rrjet u diskutua shumë nëse ishte ai që ja ka nisur apo jo, ai u përgjigj: “Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ja përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit.“
- VIDEO/ Stelina flet hapur: Kur isha 20 vjeç kam patur një partner…
- “Kemi parë çudira këtë vit”, Egli Tako: U kënaqa që fitoi Selin!
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
