Mar. Shk 11th, 2025

VIDEO/ Heidi Baci: Po ngre një dolli për…

Heidi Baci u bë fillimisht e njohur prej eksperiencës së saj në “Grande Fratello” dhe më pas akoma më e njohur kur iu bashkua Big Brother VIP Albania 3.

Heidi dalloi për lojën e saj, e cila udhëhiqej nga maturia dhe edukata dhe sigurisht edhe nga inteligjenca. Ajo u bë një ndër personazhet më të njohura dhe të dashura për publikun si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pas përfundimit të Big Brother VIP, Heidi ishte një nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, por rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë, pasi dha dorëheqjen për arsye personale. Por surpriza më e madhe si për të edhe për publikun ishte kur u mësua se ishte pikërisht Heidi Baci ajo që do të prezantonte Big Brother VIP Fan Club 4.

Prej disa javësh tashmë Heidi ka nisur transmetimet live çdo të dielë në Top Channel dhe duket se është përshtatur shumë mirë me moderimin. Së fundmi ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se po ngre dolli me kapuçino për momentet e vogla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *