Hën. Sht 9th, 2024

Emrat/ Vëllai që.llon me çifte motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku vëllai ka që.llu.ar motrën me çifte.

Mësohet se është pla.gos.ur me armë gjahu 66-vjeçarja Bukuroshe Hoxha nga vëllai i saj Seit Danaj.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *