Aktorja Egla Ceno ka qenë sot e ftuar në BBV Fan Club, ku përveç së tjerash foli edhe për lojën e Gjestit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe raportin e tij me Egli Takon.
“Mendoj që Gjesti është në një modalitet gati të ngrirë, sepse ju bë kohë e gjatë që kaloi nga një Big në Big. është mpirë pak. Ai ka atë karakter. Unë vetëm një gjë nuk i vlerësoj Gjestit, se ai është duke ‘përdorur’ gruan, femrën si një lodër, lëshon sinjale dhe tërhiqet mbrapsht. Nuk e kam ndjekur atë të Kosovës, por kam ndjekur me copa në rrjetet sociale historinë e tij me Eglin. Nuk jam për të gjykuar as Eglin as Gjestin, por nuk më pëlqen mënyra se si Gjesti në mënyrë koshiente apo inkoshiente, duke lënë mbrapa një histori të krijuar në shtëpinë e Kosovës, pa e ndarë mirë atë histori vjen dhe i jep sinjale një gruaje tjetër në shtëpinë e Big Brother të Shqipërisë. Kjo nuk është korrekte sepse nëse një mashkull nuk ka ndërmend të vazhdojë një lidhje me një grua atëherë nuk duhet t’i injektojë doza apo shpresa, dritëza dashurie dhe ai e bën këtë”, tha fituesja e BBV3.
- VIDEO/ Edisa: Jam në njohje me një partner më të vogël!
- VIDEO/ Stelina flet hapur: Kur isha 20 vjeç kam patur një partner…
- “Kemi parë çudira këtë vit”, Egli Tako: U kënaqa që fitoi Selin!
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
