Ministria e Jashtme njofton se dy pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës janë hapur. Bëhet fjalë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve, që duan të lëvizin drejt Greqisë.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik do të funksionojë në të njëjtën mënyrë. Nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Sipas MEPJ vazhdon të kërkohet: PLF, PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Po ashtu numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë: Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë); Qafbotë: 250 vetë (🕗 08:00 me 16:00); Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur). /Labirinth