I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Gerti Ferra. Aktori i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua të martën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
“Ishte një impresion i imi dhe ishte me të vërtetë një bindje aty kur dola. Unë tani e kuptoj që me Laertin e kam dhje*ë içik tani, por ishte momenti. Na mori na vuri përpara të dyve. Edhe ai mund të ishte pak më i matur se është 10 vjet më i madh dhe të thoshte ‘Gert, hajde këtu se po gabon’. Nuk e bëri këtë gjë. Pra le të themi, pra e ndjeva deri diku që e kam menderos me Laertin, por i qëndroj gjërave sipas llojit time. Prisja edhe nga Laerti diçka të tillë, që të bënte një hap mbrapa edhe Laerti. Të më bëhej një ftesë. Ndoshta do shkoja edhe unë si më i vogël tek Laerti”, u shpreh Gerti.
- “Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë”, Horoskopi për datën 18 Maj
- VIDEO/ Edisa: Jam në njohje me një partner më të vogël!
- VIDEO/ Stelina flet hapur: Kur isha 20 vjeç kam patur një partner…
- “Kemi parë çudira këtë vit”, Egli Tako: U kënaqa që fitoi Selin!
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
