Në spektaklin e së shtunës babai i Loredanës ishte në shtëpinë e BigBrother, ku takoi edhe Jozin, me të cilin vajza e tij nga një marrëdhënie. Në lidhje me faktin që i ati nuk ishte dakord me lidhjen e saj me Jozin, Loredana tha se mund të ketë ndikuar mentaliteti, por në të njëjtën kohë shtoi se ka disa aspekte që nuk i pëlqejnë nga Jozi.
“Mund të ketë qenë shkak i mentalitetit. Unë kam thënë që zemra më çon te Jozi, por ku logjikoj me mendje, disa aspekte të tij nuk më kanë mbushur mendjen. Disa aspekte unë sot e kësaj dite nuk ia pranoj. Kemi shumë probleme që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nëse vazhdon kështu unë edhe mund të lodhem. Kjo që ndodhi herën e fundit më rendoi shumë. Pretendoja nga Jozi që atë natë që ai të kishte treguar më shumë karakter. Do doja që të paktën të kishte theksuar faktin që ky e ka serioz këtë gjë meqë kishte babin tim përballë”, u shpreh Loredana.
Ndërsa Jozi u shpreh se ka kuptuar gabimet e tij dhe se po përpiqet që të reflektojë.
“Unë kisha plan ti këndoja këngën ‘pse më qortoni zotëria juaj’, por fytyra që tregoi babi i Lorit… mendova se do më kishte ngatërruar me këta që këndojnë serenata. I kam kuptuar gabimet e mia dhe po përpiqem të reflektoj. Mendoj që mentaliteti i babit të Lorit ndikon në situatën tonë. Si çdo prind e mendon që do shkojë situata më larg dhe e ndjen se mund të gabojmë. Do mundohemi të reflektojmë.”, u shpreh Jozi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
