Parashikimi Astrologjik Javor 28 Janar – 3 shkurt 2025, sipas Meri Shehut
Dashi – 2 yje
Hëna e re në Ujor në datën 29 është e bukur sepse lidhet bukur me Jupiterin në Binjak dhe tendencat janë pozitive këtë javë, por marrin dy yje sepse zbulohet një e fshehtë që nuk do të jetë shumë e mirë për Dashët në datën 28 kur Mërkuri sapo hyn në Ujor. Bëhen thashetheme, një prapaskenë ose zbulohet diçka që nuk do të jetë shumë pozitive për ta.
Demi – 4 yje
Afërdita me Saturnin në Peshk bëjnë ca lidhje pozitive me Mërkurin para se të futet në Ujor, kështu që deri diku gjejnë rrugën, një qëllim, një takim ose një sqarim të rëndësishëm, sidomos me njerëzit e afërt. Është java që ata të pajtohen, të afrohen dhe të bëjnë diçka të mirë me një grup njerëzish të afërm që pastaj gjërat të shkojnë mirë.
Binjakët – 3 yje
Hëna e re do të jetë respektvisht e mirë rreth datës 29 kështu që shumë Binjakë që duan të bëjnë një fillim të ri, të dalin nga një lloj errësire, pasigurie, të çlirohen nga disa fobi që kanë, mund të marrin një revansh të mirë dhe të bëjnë fillime të reja me kontaktet, udhëtimet jashtë dhe një jetë të re.
Gaforrja – 4 yje
Megjithëse kanë Marsin e kundërt në shenjën e tyre dhe nuk ndihen mirë, pak para datës 28 janë lidhjet e bukura Afërditë-Saturn në Peshk me Mërkurin në Bricjap dhe ca marrëveshje të mira, një bashkëpunim, një ofertë, martesë, diçka pozitive ose një rikthim nga e kaluara.
Luani – 1 yll
Mërkuri futet në datën 28 në Ujor, del përballë shenjës së Luanit takohet me Plutonin dhe shenjat Dem, Luan, Akrep dhe Ujor kanë diçka të fshehtë që u del diku dhe në rastin e Luanëve kthehet në një kundërshtar të fuqishëm. Duhet të kenë kjdes në bashkëpunime, në martesa, në kundërshtarë që dalin nga mesi i errësirës dhe i godasin. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e parë.
Virgjëresha – 3 yje
Ka bashkëpunime të mira deri në datën 28 kështu që ta shfrytëzojnë këtë moment, të marrin pjesë në diçka ku pritet të ndahet, qoftë kjo edhe materiale, të bëhen pjesë e një bashkëpunimi, të mos rrinë kokëfortë dhe të tërhequr. Mund të përfitojnë ekonomikisht sepse pas datës 28 gjërat ndryshojnë dhe varet si. Shkurti është muaj i çuditshëm për to.
Peshorja – 3 yje
Hëna e re në Ujor në datën 29 i çliron nga shumë problematika dhe Marsi i kundërt në Gaforre që e ka në çështjet e karrierës dhe vërtet e kaluara rikthehet për të ardhur mirë, por me pasoja. Peshoret mund ta fillojnë revanshin dhe ndryshimet e tyre në datën 29 dhe aty gjërat do të marrin një drejtim shumë të fuqishëm. Ka prapaskena, lëvizje të fshehta por do të arrijnë të ekuilibrojnë qëllimet që duan.
Akrepi – 4 yje
Deri në datën 28 e kanë mirë në dashuri, oferta pune, takohet Mërkuri me Afërditën bukur në Peshk, bëjnë ca lidhje, bashkëpunime, biseda të rëndësishme. Shtrohen diku në ndjenjat e tyre, marrin një pozicion më të mirë, vjen një ofertë më e mirë. Të kenë kujdes me hënën e re sepse merr pjesë Plutoni dhe ka gjëra në çështjet familjare që duhet të jenë vigjilentë.
Shigjetari – 3 yje
Do të dalin shumë mirë ekonomikisht, në takime të fshehta erotike, do të pasurohen shpirtërisht, do ta kenë të nevojshme këtë gjë, një siguri shpirtërore dhe ekonomike deri në datën 28 ose mund të blejnë një pronë. Ka një tendencë shtimi pasurie. Është moment i mirë deri më datë 28, por edhe hëna e re nuk është e keqe për një ofertë të mirë pune, sidomos me shtetin.
Bricjapi – 3 yje
Kanë qenë keq sepse Marsi i kundërt në Gaforre është në kundërshtim me ta, por Mërkuri në shenjën e tyre do të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe Saturnin, planetin e tyre dhe mund të rregullohet diçka. Edhe nëse janë thyer shumë pjesëza, mund të ndodhë një magji.
Ujori – 3 yje
Hëna e re në shenjën e tyre përkon me Vitin e Ri kinez në datën 29 sepse ai nis gjithnjë me hënën e re në Ujor dhe marrin pjesë direkt në këtë gjë. Hëna në shenjën e tyre është e bukur, do të kenë fat në dashuri, studime, kontakte me jashtë dhe u jep një garanci ekonomike.
Peshqit – 3 yje
Falë Afërditës, Saturnit e Neptunit në shenjën e tyre, do të kenë fat në ekonomi, dashuri dhe gjërat nuk do të ecin keq. Me hënën e re duhet të shohin sesi të rregullojnë gjëra që e kaluara s’u ka dhënë shumë avantazhe. Mund të hapin një punë të re, të meditojnë ose të kërkojnë një relacion bashkëpunimi me një person femër të afërt ose drejtuese që kanë pasur problematika, si edhe të rregullojnë çështjet ligjore.
- “Mund të ndodhë një magji”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut (28 Janar – 3 Shkurt 2025)
- Mevlani i del në mbrojtje Livias, ironizon banoret e BBV4: Ju të tjerat jeni virgjëresha?
- VIDEO/ “Ti je xheloze për mua dhe Gjestin?”, debat mes Eglit dhe Rozanës: Pse të djeg?
- “Një ditë mjaft pozitive, gjërat do të marrin drejtim mjaft interesant”, Horoskopi i datës 28 Janar 2025
- VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
- VIDEO/ Egli shpërthen ndaj Gjestit: Një shtëpi këtu mund ta bësh për budalla mua jo!