Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe këtë herë protagonistet janë Rozana Radi dhe Egli Tako. Shkaku i mosmarrëveshjes duket të jetë marrëdhënia e tyre me Gjestin.
Gjatë një bisede të tensionuar, Rozana akuzoi Egli për xhelozi ndaj saj dhe Gjestit. “Ti je xheloze për mua dhe Gjestin? Ti mua nuk më thua dot kur të rri me Gjestin,” i tha Rozana.
Nga ana tjetër, Egli reagoi menjëherë dhe e mohoi kategorikisht xhelozinë, duke e quajtur këtë ndjenjë “të turpshme.” “Pse të djeg? Këtë xhelozinë hiqe se është e turpshme. Nga goja jote u citua thuaj të vijë se i ngel hatri. Ti mua nuk më doje aty,” iu përgjigj ajo, duke i kthyer fajin Rozanës për përjashtimin e saj nga një bisedë.
Rozana, megjithatë, e mbrojti qëndrimin e saj, duke këmbëngulur se biseda në fjalë ishte private dhe nuk kishte vend për ndërhyrjen e Eglit.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
