Prindërit e Loredanës kanë folur pas takimit me të bijën brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4.
Në një intervistë të shkurtër për BBV Fan Club ai është shprehur se Jozi nuk është kandidat i duhur për vajzën e tij.
“Nuk është në pozicionin e duhur të BBV. Ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj. Kam eksperiencë në jetë dhe nuk është i duhuri për Loredanën. Duhet të jetë më xhentil. Më i qetë, më i matur”, tha babai i saj.
Nga ana tjetër mamaja u shpreh: “Ne aty brenda po e shikojmë te loja, nuk na pëlqen me atë që po shohim. Një mashkull në radhë të parë duhet të respektojë femrën. Pastaj vjen dashuria dhe të gjitha të tjerat. Respekti është gjëja primare.”
Ata u shprehën se nuk mendojnë që Jozi ka ndjenja të sinqerta ndaj vajzës së tyre. Babai i saj sidomos u shpreh se Jozi po e përdor Loredanën.
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…