Dy reperat Stresi dhe Don Xhoni janë pajtuar së fundmi dhe ndërmjetësues i tyre ka qenë ish-deputeti Gani Geci.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar reperi Don Xhoni.
“Me ftesën e bacit Gani, jaranit tonë të përbashkët u ulëm e i lamë krejt hatërmbetjet qysh e do zakoni e tradita shqiptare një herë e përgjithmonë. Unë edhe stresi e mbyllëm si burrat, ja zgjatëm dorën njëri-tjetrit edhe i uroj suksese në karrierën e tij. Faleminderit baci Gani dhe gjithë familjes së tij për mikëpritjen e respektin që na dhanë”, shkruan Don Xhoni.

Edhe Stresi ka bërë një reagim me një postim të ndarë në InstaStory.
“Jemi në bisedime e sipër tash me pajtu Adelina Ismailin dhe Leonora Jakupin”, ka shkruar ai duke qeshur.

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
