Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer në “Live From Tirana” në Top Albania Radio për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë.
Ajo rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej.
“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”, tha Ledjona.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
