Mër. Jan 22nd, 2025

Shau Gjestin nga motra? Flet për herë të parë Xum Allushi: Ne shqiptarët e kemi içik…

Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjete sociale një video ku shfaqet Xumi teksa përdor fjalor fyes. Komentuesit ishin të bindur se ato fjalë ishin për Gjestin.

Këtë e ka sqaruar vetë Xumi ditën e sotme teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, në Top Channel.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Një ditë para largimit tënd, jo dje por pardje, në mbrëmje ju keni bërë një tip konference, ku të gjithë u drejtonin pyetje ty dhe Egli dhe të dy jepnit përgjigjet. Ti nuk preferove të thuash arsyet se pse duhej të qëndroje ti në shtëpi, madje bëre deklaratën që nëse do të fitoje ti një pjesë do t’ia jepje Eglit për kurimin e të atit. Unë dua të ndalem te një moment që vura re, ndoshta ti nuk e ke parë por u shpërnda edhe në rrjetet sociale. Është një moment tensioni i yti ku përdor edhe fjalë fyese për Gjestin.

Xumi: Nëse padashur, duke e ditur se presioni aty është tepër i madh, dua t’a sqaroj edhe këtë pjesë meqenëse e cekem. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese ndaj Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët në situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti.

Sidorela: Po nuk ka qenë për Gjestin?

Xumi: Absolutisht në asnjë moment, kërkoj ndjesë. Nuk është etika ime në përditshmërinë time. Por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, me rëndesën, por jo me Gjestin. Absolutisht në asnjë moment.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *