Beniada Nishani ka zbuluar së fundmi projektin e saj të ri televiziv në RTSH.
Beniada do të jetë moderatore e programit “Miqtë e Pasdites”, që do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17:00.
Ajo e ka shprehur gëzimin dhe mirënjohjen për këtë mundësi të re me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se është shumë e lumtur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj.
Ky program i ri vjen pas mbylljes së emisionit të mëparshëm “Pasditja ime”, të moderuar nga Gerta Gixhari, e cila ka nisur një aventurë të re në “Big Brother VIP”, duke i lënë kështu stafetën Beniadës për ta udhëhequr programin e njohur të pasdites.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
