Gjesti u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA” në puntatën e shkuar. Sakaq, spektakli i sotëm nisi me komente nga banorët dhe jo vetëm rreth situatave të krijuara në shtëpi dhe sjelljes që Gjesti ka patur që prej hyrjes së tij në format.
Përveç banorëve, ishin dhe dy opinionistët në studio të cilët e komentuan kështu:
Arbër Hajdari: Është lojëtar që luan me provokimin. G Bani e pati problemin tek vëmendja. E pa që Gjesti po merrte më shumë vëmendje seç duhet, G Bani po e kërkonte me zor përplasjen, G Bani e ka treguar që kërkon t’i dominojë banorët. Përdor elementin e provokimit për të nxjerrë reagim nga banorët. Aq energjik sa është, aq sa tenton të marrë vëmendjen e publikut, është drejt kufirit për t’u bërë i bezdisshëm. Në shtëpi ka dhe banorë të tjerë të fortë që nuk do i dominojë dot. Do ketë rezistencë nga banorë të zgjuar.
Neda Balluku: “Të rriturit drejtojnë botën, ndërsa të vegjlit shtëpinë”. Gjesti ka drejtuar shtëpinë. Banorët e vjetër në bllok të bëjnë rezitencë. Gjesti nuk priti nëse do merrte bllok, apo do mikpritej. E di që nuk e kanë për detyrë të të mirëpresin. Ai hyri energjik, me provokim. Ai nuk theu asnjë rregull, por vetëm luajti. Një detaj që kam vënë re, është se me çunat ka këtë ‘luftën’, është i përkëdheluri i vajzave. Mbase njëra më shumë se të tjerat, Egli, do e përkëdhelë më shumë.
- “Kemi parë çudira këtë vit”, Egli Tako: U kënaqa që fitoi Selin!
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
