Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram shqetësimin për situatën alarmante që po përjeton Los Angeles për shkak të zjarreve masive.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo përshkroi gjendjen e ajrit në qytet si të papërballueshme.
“Ajri i LA sot: Shumë i rënduar dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku”, shkroi Bebe, duke ndarë një fotografi ku shfaqej me maskë mbrojtëse, një domosdoshmëri për shkak të ndotjes ekstreme.
Në një tjetër postim, këngëtarja 35-vjeçare zbuloi vështirësitë që ka hasur gjatë natës: “Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua.”

- Këto 3 shenja të horoskopit po hyjnë në periudhën e tyre më të mirë
- Gjykata e Hagës dënoi liderët e UÇK-së, Leonora Jakupi në lot: Mu duk sikur ma kanë vra për herë të dytë babën…
- Çiljeta Xhilaga tregon dëshirën për të patur fëmijë me Albanin: Kisha vendosur ose do bëja binjakë, ose…
- Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit në Hagë: Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim!
- Dua Lipa reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër!
- DJ Gimbo uron nënën për ditëlindje: Festofsh gjithmonë me lumturi dhe shëndet drita e syve të mi
