Pre. Sht 20th, 2024

Ministri Çuçi ndryshe nga Lleshaj: Tek unë mos shihni Drejtorin e Poli.cisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndryshe nga sa kishte thënë ish-ministri Sandër Lleshaj tha sot në një deklaratë për mediat se do të donte që tek ai të mos shihnim Drejtorin e Poli.cisë, por funksionin që ai ushtron.

“Sa i përket qëndrimit tim në detyrë, do të doja që tek ministri i brendshëm mos të shihni Drejtorin e Poli.cisë, shihni ministrin e brendshëm. Ka qenë fushata dhe me dashje kam zgjedhur të mos kem profil të lartë për të qenë i paanshëm gjatë fushatës, por kjo nuk ka të bëjë fare me faktin nëse unë do të jem apo nuk do të jem në shtator ministër i brendshëm. Deri ditën që do jem do ta ushtroj këtë detyrë me përgjegjësinë dhe angazhimin më të lartë”, deklaroi ministri Çuçi.

Kujtojmë se ish-ministri Sandër Lleshaj kur mori detyrën u shpreh që “tek unë do shihni Drejtorin e Poli.cisë”, duke marrë përgjegjësi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *