Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalin Infektiv ndodhet vetëm një pacient me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid-19 tre qytetarë dhe fatkeqësisht një person ka humbur jetën.
Sipas Ministrisë, aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po ashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth