Soni Malaj ka ndarë me publikun një aspekt interesant të procesit të saj krijues, duke zbuluar se besimi i saj në Zot ndikon drejtpërdrejt në disa tekste këngësh që interpreton.
Ne ‘X Factor’, Soni pranoi se kishte bërë disa ndryshime në tekstin e këngës “Highway to Paradise” për shkak të bindjeve të saj fetare.
“Si besimtare, nuk na shkonte ai tekst. Kam bërë disa shkurtime në vargje për ta përshtatur me parimet e mia,” u shpreh ajo.
E habitur, Alketa e pyeti nëse kjo ishte për arsye besimi, dhe Soni konfirmoi: “Po, është çështje besimi. Nuk kemi pse të admirojmë entitete të tjera kur jemi të Zotit.”
Ky detaj i ndarë nga Soni shton një dimension të ri në interpretimin e saj artistik dhe tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave shpirtërore.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
