Ditët e fundit, në rrjet u përfol se ka pasur një përplasje me familjen e Parashqevi Simakut dhe aktorin e njohur Herion Mustafaraj.
Në një postim të fundit, sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani, i cili është pranë këngëtares prej disa javësh, ka sqaruar se Parashqevia ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e saj. Po ashtu, Iliriani zbulon se këngëtarja shqiptare, shumë shpejt, për 2-3 ditë, do të takohet edhe me djalin e saj, me të cilin ka plot 15 vjet pa u takuar, si edhe me ish-bashkëshortin e saj.
“Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diksutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë. Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesën e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert”, shprehet Ilirjani.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
