Bernard Hulme, një emigrant shqiptar i cili prej vitesh jeton në Londër së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP 4.
Ai ka treguar pak për familjen e tij teksa ka shtuar se njërën nga vajzat nuk e ka biologjike por të adoptuar. Bernardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3-vjeç.
“Vajza ime e madhe nuk është vajza ime biologjike, është vajza e ish-gruas time, se jam i divorcuar dhe nuk kishte rrugë tjetër,” tha ai ndërsa shtoi se vogëlushja e asaj kohe ia kishte “vjedhur zemrën” që në momentin e parë që e kishte takuar.
“Ma vodhi zemrën, shpirtin, të gjitha, ishte 3 vjeç e gjysëm kur e kam takuar.”
Ndër të tjera banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.
“1 vit pasi lindi vajza tjetër bëmë dokumentat se doja që kjo të ishte një gjë natyrale,” tha ai.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
