Rozana Radi duket se ka marrë rolin e Borëbardhës në mes të “shtëpisë së xhuxhave,” ku jetojnë banorët e rinj të spektaklit. Ajo shpeshherë i ka ndihmuar me ushqim dhe ka qenë pjesë e disa situatave të tensionuara.
Së fundmi, ajo ka pasur një debat të ashpër me Gramosin, i cili ka propozuar të thyejë kutinë e emergjencës që përmban 5000 euro. Ky veprim ka shkaktuar reagimin e fortë të Rozanës, e cila i është drejtuar me fjalë të ashpra dhe e ka sfiduar të largohet nga shtëpia nëse motivi i tij janë paratë.
“Thyen kutinë për 5000 euro kur ke ardhur për 100 mijë euro? Dil tani dhe shko te familjarët e mi, se do t’i jap unë ato lekë,” i tha Rozana, duke shprehur hapur zhgënjimin për veprimin e tij.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
