Die. Dhj 15th, 2024

Amos Zaharia tregon si e përjetoi ndarjen e Elias dhe Princ Lekës: Nuk është fundi i botës, e vetmja gjë që bëra ishte…

Aktori i njohur Amos Muji Zaharia ka ndarë përjetimet e tij në lidhje me ndarjen e motrës Elia Zaharia dhe Princ Lekës.

I ftuar në emisionin “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Amos theksoi se, ndonëse ngjarja ishte e pakëndshme për të gjithë, mbështetja e fortë familjare ishte e domosdoshme për Elian në atë moment të vështirë.

Ai gjithashtu foli për trysninë e jashtëzakonshme mediatike që ka pasuar, duke theksuar se ishte një periudhë e vështirë për të dy familjet, që përballeshin me presionin e vazhdueshëm të publicitetit.

“Normal që nuk e kam përjetuar mirë, por mendoj edhe këtë tjetrën: Në qoftë se rrugëtimit të një çifti i ka ardhur fundi, është mbase më mirë që gjithsecili prej tyre të vazhdojë rrugën e vet, të përpiqet të gjejë atë që nuk e ka gjetur në momentin që ishin bashkë. Mbase ka qenë edhe një lloj lehtësimi nga ana e të dyve që të ndërpritej aty dhe të vazhdonin … Jeta nuk mbaron, është plot me surpriza, jeta ka shumë momente të bukura që mund të të të sjellë në të ardhmen. Nuk është fundi i botës. Kemi folur shumë bashkë, se jam përpjekur t’i rri afër në atë moment, sepse e di që nuk është i lehtë, aq më tepër kur është një Shqipëri e tërë që është duke ndjekur se çfarë është duke ndodhur. Njerëzit, duke qenë totalisht në anonimat, e përjetojnë shumë keq këtë gjë, imagjino kur ke edhe një trysni shumë të madhe që është opinioni i shoqërisë që do japë opinionin pa i ditur mirë gjërat. E dija që ishte një moment shumë i vështirë për Elian dhe e vetmja gjë që mund të bëja dhe mund të bëjë e gjithë familja është që mund t’i qëndronim pranë. Dhe ekzaktësisht këtë bëmë…”, tha Amos.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *