Emri që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale: është Matilde, një brune shumë simpatike. Fedez u përpoq ta mbante të fshehtë historinë, por paparacët e kapën dhe tani faqet online janë të mbushura me foto të çiftit.
Media italiane “Chi” ka postuar disa foto të Fedez, me një vajzë e cila shihet e mbështjellë me një shall të errët për t’u fshehur. Duket se reperi ka bërë gjithçka për të mbajtur sekret si lidhjen e re ashtu edhe identitetin e të vajzës.

Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub milanez dhe më pas u zhvendosën në shtëpinë e tij.
Fedez, i cili do të jetë ndër 30 emrat e mëdhenj që do të konkurrojnë në Festivalin e Sanremos, po shijon romancën me Matilde, 20 vjeçaren brune dhe tërheqëse që jeton në Milano.

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
