Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të promovuar një produkt.
Bashkëprezantuesja Matilda Mcini zgjodhi Klean dhe e ftoi jashtë sallës, ndërkohë që Gjebrea shpjegoi se pas kësaj ftese fshihej një surprizë e veçantë.

Klea, e shoqëruar nga i dashuri i saj Adi, i cili jeton në Gjermani, nuk e kishte idenë se ajo natë do të ndryshonte gjithçka. Historia e tyre filloi tre vite më parë, kur një buzëqeshje në një plazh veror ndezi një lidhje dashurie që u forcua me kalimin e kohës. Adi, që kishte humbur nënën në moshën 21-vjeçare, e kishte gjithmonë në mendje fjalët e saj se një ditë do të gjente dashurinë e jetës.
Megjithëse Klea kishte ëndërruar një propozim në Londër apo Paris, skena e “Këngës Magjike” ishte vendi ku ëndrra u bë realitet. Ndërsa ajo ngjitej në skenë për të ‘prezantuar’ me Matilda Mcinin, Adi u shfaq pas saj, i gjunjëzuar me një unazë në dorë. Klea mbeti pa fjalë, shpërtheu në lot gëzimi dhe, me një emocion të papërshkrueshëm, tha “po”.
Publiku shpërtheu në duartrokitje, duke e bërë këtë moment një nga më të bukurit e mbrëmjes.
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!