Këngëtarja e njohur Bay T, e cila ka qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për dy javë, ka ndarë më shumë detaje rreth jetës dhe karrierës së saj në një intervistë të fundit për programin “Robi plaket kur don vet’” në Klan Kosova. Ajo ka zbuluar se emri i saj i vërtetë është Buqe Tahiri, duke shpjeguar se pseudonimi “Bay T” ka një kuptim të veçantë.

Ajo ka shpjeguar: “Ia kam ngjitur vetes një emër pak më artistik, sepse muzika e do një nofkë.” Ajo tha se emri i saj artistik është një kombinim i inicialeve të emrit të saj, “B” për Buqe dhe “T” për Tahiri, dhe pjesa “ay” është një element që i jep një tingull të veçantë dhe më tërheqës.
Edhe pse qëndrimi i saj në Big Brother ishte i shkurtër, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e shumë admiruesve dhe të ndezë kuriozitetin e tyre për jetën dhe karrierën e saj.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
