Modelja e njohur nga Kosova, Majlinda Zeka ka rënë pre e grabitësve. Mediat në Kosovë raportojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të saj ku kanë marrë disa sende me vlerë, kryesisht çanta luksoze.
Majlinda Zeka është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Siç raporton “Gazeta Sinjali”, Zeka ka deklaruar në polici se hajdutët ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.
Policia raportohet se ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave, menjëherë pas denoncimit. Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.
- Rozana Radi shpjegon pse nuk reagoi kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin
- VIDEO/ Gjesti-Eglit: Më vjen keq për lotët që ke piku prej meje
- “Një nga shenjat më të zjarrta dhe të paduruara”, 5 shenjat më agresive të horoskopit
- VIDEO/ “Si do rri pa ty”, përqafime mes Eglit dhe Gjestit
- “Do dashuroni si të çmendur sot”, Horoskopi i datës 18 Prill
- “Bëni kujdes në marrëveshjet ekonomike”, Horoskopi i datës 18 Prill sipas Meri Shehut