Xheneta Fetahu u largua nga gara e Big Brother VIP Kosova 3 në spektaklin e së hënës, pas një përballje me Drenusha Latifin.
Ky eliminim erdhi pas një vendimi të publikut, i cili shpalli Xhenetën si konkurrenten që do të largohej nga shtëpia, pas një televotimi të hapur që pasoi një avantazh të fituar nga Gresa Gashi, e cila përcaktoi dy banorët që do të kalonin në votim.
Megjithatë, fati i Xhenetës nuk ishte i mbyllur, pasi ajo mori një biletë rikthimi. “Ti kthehesh në shtëpi,” shkruhej në biletë, një moment që e gjeti atë plot emocion dhe gëzim.
Menjëherë pas kësaj, Xheneta reagoi me entuziazëm, duke deklaruar:
“Nuk keni parë asgjë, çfarë do të bëj tani!”, duke lënë të kuptohej se ishte gati për të rikthyer energjinë e saj në lojë.
- Sondazhi: Ja cila është dasma e preferuar e publikut
- “E ka bërë me shpirt të bardhë”, Loredana tregon se cili nga ish-banorët e BBV i ka qëndruar afër
- Xumi për Egli Takon: Ekziston Karma!
- “Është koha e duhur për të planifikuar të ardhmen”, Horoskopi i datës 16 Prill
- VIDEO/ Rozana i kthehet Laertit: Besoj Valbonën, jo ty!
- VIDEO/ Laerti dhe Rozana dalin nga shtëpia e BBV4, bëjnë xhiro me makinë nëpër Tiranë