Meteorologia Lajda Porja ka treguar për “Wake Up” se Mesdheu do të përjetojë një dimër më të ftohtë, se vitin e kaluar, por sidoqoftë krahasuar me një dimër normal sërish do të jetë më ngrohtë.
Sipas saj, 2024-a ka qenë viti më i nxehtë në histori.
“Në të gjithë muajt ka shënuar anomali me temperatura më të larta seç duhet”, tha ajo.
Po ashtu meteorologia nënvizoi se Shqipëria nuk është e përgatitur për përmbytjet masive, por qetësoi njerëzit duke thënë se stuhia ishte larg nesh dhe nuk ndodhi si në Itali apo Spanjë.
“Nuk është e shmangshme që një tjetër stuhi që mund të jetë shumë afër, në kanalin e Otrantos të zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe të vijë drejt territorit shqiptar. Më e rrezikuar është vija bregdetare, por edhe qytetet që kanë një farë historiku me përmbytjet, Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora është një ndër zonat më të rrezikuara edhe për shkak të faktorëve të tjerë. Duhet ndërtuar një strategji afatgjatë”, tha ajo.
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”