Aktorja Gresa Gashi ka nisur ditën me emocione të forta, duke ndarë publikisht lodhjen dhe mërzinë që po përjeton kohët e fundit.
Në një bisedë të hapur me miqtë e saj, Xuxin dhe Vullnetin, ajo ka shprehur dëshirën për të dalë dhe për të gjetur pak qetësi.
Vullneti i sugjeroi që të flasë me një psikolog për të përballuar këtë situatë, duke e mbështetur me këshillë.
“Shko fol me psikologun më së miri”, i tha ai.
Gresa, e cila duket se po përjeton presion të madh, e shprehu dëshirën e saj për pak hapësirë: “Veç po du me dalë, s’po mundem më,” u shpreh ajo.
Në biseda me Leon dhe Lelën, Gresa shtoi se ndjenja e presionit brenda saj është mjaft e rëndë. Naim Bunjaku – Xuxi, gjithashtu i ofroi këshilla duke i thënë që të qëndrojë dhe të mos dorëzohet, pavarësisht vështirësive.
Ajo përfundoi duke deklaruar: “Më është lodhur shpirti.”
Tani mbetet për t’u parë nëse Gresa do të marrë një vendim për të bërë një ndryshim, apo nëse ky reagim është thjesht një shenjë e përkohshme e emocioneve që po përjeton.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
