Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror.
Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë.
Megjithatë, nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë, organi i akuzës kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në 13 dhjetor.
Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën.
Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit. /Marrë nga Top Channel
- VIDEO/ Sara Hoxha puth dhe përqafon Ledion Liçon në mes të skenës
- VIDEO/ Gjesti shfaqet për herë të parë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4
- Rozana Radi: Jam shumë e lumtur që fitoi Gjesti!
- “Pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione”, Horoskopi i datë 20 Prill
- FOTO/ Sara Hoxha reagon në finalen e BBV4 me një mesazh për bebushen e saj: Gjithçka që bëj do ta kushtoj ty!
- Gjesti: Nuk më dilet nga BBV, e kisha shtyrë edhe 1 muaj!