Sara Karaj, blogerja e njohur e cila mori pjesë edhe në edicionin e ‘Dancing With the Stars’ ka zbuluar se nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore.
Duke mos zbuluar diagnozën e saj, Sara ka ndarë disa foto në rrjetin social ‘TikTok’ ku sqaron se po kalon një sfidë shëndetësore këtë periudhë.
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të ‘lëshohemi’ që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”, shkruan Sara.

- Sondazhi: Ja cila është dasma e preferuar e publikut
- “E ka bërë me shpirt të bardhë”, Loredana tregon se cili nga ish-banorët e BBV i ka qëndruar afër
- Xumi për Egli Takon: Ekziston Karma!
- “Është koha e duhur për të planifikuar të ardhmen”, Horoskopi i datës 16 Prill
- VIDEO/ Rozana i kthehet Laertit: Besoj Valbonën, jo ty!
- VIDEO/ Laerti dhe Rozana dalin nga shtëpia e BBV4, bëjnë xhiro me makinë nëpër Tiranë