Amarda Toska ka bërë një rrëfim të rrallë, se si ka pësuar abort spontan kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Në një intervistë me Orinda Hutën, ajo tregoi se dy netë para finales së “Dancing With The Stars” që e bashkëprezantonte me Ermalin kishte komplikacione.
Amarda Toska rrëfeu se mjeku i tha se duhej që të rrinte regjim shtrati ndaj vendosi që të heqë dorë nga prezantimi i natës finale. Por, theksoi se pavarësisht se qëndroi 2 javë në regjim shtrati pësoi abort spontan.
“Në puntatën finale të Dancing kam qenë 3 muajshe shtatzënë. Por shtatzënia e parë nuk shkoi siç duhet, jeta shkoi normalisht, nuk u rezervova as në aktivitetet që bëja. Sigurisht isha pak e kujdesshme, por jo të rezervohesha, për shkak edhe të punës. Por, shtatzënia nuk shkoi deri në fund. Kam pasur vetëm një lodër që ma ka blerë Ermali, ishte një rrake, e kam sot e kësaj dite ia kalova edhe Joelit dhe Sias, ma kujton shtatzëninë e parë. Dy ditë para natës finale unë pata shqetësime, nuk mund të them kush ishte shkaku, mendoj se ishte pak ngarkesa e atyre ditëve dhe qëndrimi mbi taka”, tha Ami.
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…