Enj. Nën 21st, 2024

Aktorja e famshme e Bollyhood dhe vajza e saj shtrohen në spital me koronavirus!

Aktorja e njohur e Bollyhood, Aishwarya Rai Bachchan është dërguar në spital pas testimit pozitiv për Covid-19.

Aktorja indiane, një nga figurat më të famshme të Bollywood, është duke u trajtuar në Spitalin Nanavati të Mumbai, raporton agjensia ANI, sipas BBC.

Ndërsa një tjetër agjensi, “PTI”, raporton se edhe vajza e saj Aaradhya është dërguar në spital pasi është prekur me koronavirus. Por “historia” nuk përfundon këtu, pasi edhe burri i Aishwarya-s, Abhishek dhe vjehrri Amitabh Bachchan, të dy gjithashtu aktorë të njohur u shtruan në spital disa ditë më parë.

Lajmet që familja, e përshkruar shpesh si familja mbretërore në Bollywood, ishte prekur nga koronavirusi tronditën gjithë Indinë. Gjatë kësaj jave, mijëra fansa janë lutur për shërimin e familjes.

Të premten India regjistroi një rekord 35,000 raste të reja me koronavirus në 24 orë. Vendi tani ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë, pas SHBA dhe Brazilit. Numri aktual i vdekjeve është 25.602. /Labirinth-Referuar BBC.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *