Pronari i një biznesi në Sarandë është qëll.uar me ar.më zj.arri në orët e para të mëngjesit dhe ka mbetur i pla.gos.ur. Bëhet fjalë për biznesmenin Spiro Iljadhi, banues në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës në qytetin bregdetar, ku autorët pasi që.lluan me 20 plu.mba ikën në drejtim të paditur. Po ashtu ka mbetur i pla.gosur një pushues shqiptaro-amerikan.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa 35 vjeçari është transportuar me helikopter drejt spitalit në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po vijon punën. /Labirinth