Ka qenë opinionistja Olta Gixhari që e pyeti Arian se si iu duk vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, një video e cila përfshin një gjuhë degraduese, plot ofendime dhe debate të ashpra mes dy vajzave.
Në këtë kontekst, Olta theksoi shqetësimin e saj për sjelljen e Arian, duke e quajtur atë histerike.
“Unë pashë në atë video që ti e ke ofenduar dhe bullizuar Gresën. Mendoj se deri tani, ti je bullizuesja më e madhe në këtë shtëpi”, deklaroi Olta.
Madje, në një moment të diskutimit, Olta shprehu mendimin e saj si opinioniste, duke thënë se po të ishte “Vëllai i Madh”, Arian do të ishte përjashtuar menjëherë nga emisioni për sjelljen e saj.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
