Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana Nura, gjatë një interviste për “Onima” sa u përket opinionistëve të këtij edicioni, Milaim Zekës dhe Olta Gixharit tha se janë shumë të mirë, por ajo shprehu simpati për Einxhel Shkirën, e cila gjithashtu u përfol se do të merrte rolin e opinionistes.
“Të dy janë shumë të mirë se nuk janë kot në atë vend, por unë mendoj që ne si shqiptarë të Kosovës, ndryshe nga Shqipëria, gjithmonë duhet të kemi një opinionist nga Shqipëria. Duke e ditur që kolltuku më shumë do t’i kishte hije Einxhel Shkirës që e përgëzoj për aftësinë që ka, mënyrën si flet, është shumë e gatshme dhe logjika i punon shumë mirë, është e gatshme të replikojë ashtu siç duhet, unë të paktën mendoj kështu për Einxhelin. Fatkeqësisht nuk u bë mundësia e opinionistes, nuk e di ç’ka ndodhur, por Olta është duke e bërë punën, këto dy ditë që kam parë, sa di. është e mirë, por nuk e kupton edukatën, kulturën, zhargonin tonë, nuk e kupton gjuhën ndoshta shumë mirë sepse ne flasim pak më ndryshe sesa në Shqipëri dhe kemi disa fjali ndër rreshta që ajo nuk i kupton”, tha Nura.
- “Kungullesha babs”, Luna Maria për Halloween
- VIDEO/ “Ku je duke shkuar?”, Romeo shfaqet i trishtuar pasi Heidi iku
- Çfarë ndodhi? Ndalohet transmetimi i Big Brother VIP Kosova
- Ndërron jetë në aksident 25-vjecari shqiptar në Kretë
- Bes Kallaku: Të gjithë më thonë falja, doja të ta falja, por…
- “Sharmi juaj do të jetë në kulm”, Horoskopi i datës 30 Tetor