Pre. Nën 22nd, 2024

26 vite martesë! Ç’po ndodh me çiftin, Michel dhe Corinna Schumacher pas aksidentit që e la në koma?

Michael Schumacher dhe gruaja e tij Corinna do të festojnë përvjetorin e 26-të të martesës në gusht.

Sipas “Mirror”, ajo ka qëndruar me besnikëri pranë tij, pasi ai pësoi dëmtimet në kokë në një aksident që e la atë në një gjendje kome.

Shtatë vjet nga dita kur legjenda e Formula 1 mbeti në koma, Corinna është aq e përkushtuar ndaj tij si kurrë më parë.

Michael, tani 52 vjeç, pësoi dëmtime të tmerrshme në dhjetor 2013 ndërsa teksa po bënte ski në Alpet Franceze me djalin e tij Mick, i cili ishte 14 vjeç në atë kohë.

Ai goditi kokën në një shkëmb dhe pasi bëri dy operacione u fut në një gjendje kome për gjashtë muaj në përpjekje për të zvogëluar enjtjen në trurin e tij.

Shumacher u transferua në një spital tjetër pasi doli nga koma në vitin 2014 dhe më në fund u lejua të kthehej në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës, ku gruaja e tij po kujdeset për të. /Përshtatur nga Mirror për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *