Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares, Sheila Haxhiraj i dha fund jetës duke u ve.tëvr.arë me ar.mën e shërbimit, vetëm pak ditë më parë.
37-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë.
Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram”, ku u drejtohet miqve, të afërmve dhe dashamirësve ku i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postimin e këngëtares së njohur.

- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
