Ditën e djeshme, Henri Haxhiraj vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj qëlloi veten me armë rreth orës 12:00.
Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit, ndërkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, punonjësi i Gardës ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës.
Familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.
Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar motra e tij Sheila.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im… Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
