Aktroja Rudina Dembacaj u dënua me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh, pasi falsifikoi prokurën për të udhëtuar me vajzën jashtë pa dijeninë e të atit.
Në emisionin “Goca dhe Gra” ajo u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.
Heidi: Rudina, se jam shumë kurioze, ti ke pasur probleme me drejtësinë?
Rudina: O Heidi se pastaj do më thonë… Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare…ne e kemi pësuar nganjë veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por me jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë. Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment, si nënë kisha dëshirë të merrja fëmijën. E vuajta dënimin si zonjë.
Heidi: Si punove
Rudina: Punë me shërbim prove
Egla: Pra, ti je një ish-e dënuar?
Rudina: Kur del me shërbim prove, nuk quhesh më e dënuar. Tashmë jam e pastër!
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
