...
Sht. Dhj 28th, 2024

Babai surprizon Armina Mevlanin: Je shiu që lan mërzitjet e mia

Armina Mevlani ishte e ftuar në “Rudina”. Epo kush më mirë mund t’ia rendiste të gjitha cilësitë sesa njeriu, gjaku i të cilit i rrjedh në vena?

Babai i saj, Arben Mevlani i ka dërguar një mesazh shumë të ndjerë dritës së tij përmes programit.

Ej Armina! Po të them Armina siç të thoja kur ishe e vogël, kur ti mbylleshe në dhomë me Barbie-t e tua dhe merreshe me veshjet e tyre me orë të tëra. Më kujtohet kur ishe 9-10 vjeç kur u nisëm drejt Shkodrës me një furgon për të incizuar këngën tënde në Festivalin e Fëmijëve dhe që ti ngulje këmbë të ktheheshim sa më shpejt pasi do të organizoje Miss Pallatin. Ti Armina ke qenë një vajzë e qetë, e urtë, e dashur dhe u rrite pa na krijuar asnjë problem. Kujtoj pasditet kur rrinim bashkë dhe ti bëje mësimet. Kujtoj shumë gjëra me ty, në këto momente do të thoja shumë, shumë gjëra por kaq është koha. Armina, ti je një njeri i dashur,  një njeri me një zemër të madhe, një njeri me një zemër të mirë që  do shumë njerëzit ashtu dhe kafshët. Ti je shiu që lan mërzitjet e mia. Të puth babi, të dua shumë. Jam krenar për ty.“, tha Arben Mevlani. 

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.