Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka dënuar me një vit burg ish-noterin dhe këngëtarin Luiz Ejlli.
Lajmi ka qarkulluar në të gjitha mediat ditën e sotme, ndërsa në njoftim thuhet se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit me inicialet L.E. për falsifikim dokumentesh.
Programi “People” në Euronews Albania ka kontaktuar me Luiz Ejllin, i cili është përgjigjur kështu: “Po sot në orën 19:00 del kënga e re. Flm për interesimin. Është duet me Teuta Selimin se harrova. Nuk jap intervista as nuk dal në emisione. E kam vendosur me kohë këtë gjë. Unë jam këngëtar, thjesht këndoj. Mos harro në orën 19:00.”
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
