Këngëtarja Aurela Gaçe është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është shfrytëzuar për një publicitet të rremë.
“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”, thuhet në reklamë.
Artistja ka kërkuar që kushdo që sheh diçka të tillë, t’ia dërgojë sepse kushdo që është përgjegjës, do të përballet me gjykatën.
“Sapo më dërguan një link me këtë intervistë të sajuar, ku me demek tregoja sekretet e rinisë sime. E me demek na qenkërka ky krem (që e kanë vendosur në dorën time). Kujtdo që mund t’i dalë kjo reklamë, ju lutem më dërgoni linqet. Kushdo që ka përdorur figurën time për të reklamuar produket e veta, do të përballet me gjykatën. (Nëse do të reklamoja diçka, do të ishte në faqen time). Siç e keni parë, në këtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi!“, shkruan Aurela.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
