Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për thashethemet se është në njohje me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Gjatë një interviste, ajo tha se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.
“Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të bëhem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur qenë nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë. Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin që miqtë e tu nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty, do ndodhë vetvetiu që nuk do kuptoheni me. Mua më ka ndodhur me shoqe. Që tani pas famës, më është dashur ta mbaj këtë. Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht. Unë sot deklaroj dhe them që kurrë me nuk do flas më për jetën time personale. Për burrë nuk është se jam në kërkim.”, u shpreh Efi.
- “Kemi parë çudira këtë vit”, Egli Tako: U kënaqa që fitoi Selin!
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
