Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e qytetit të Kukësit.
Rama shkruan se projekti po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati.
“Mirëmëngjes, dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Labirinth