Moderatorja Roza Lati po përflitet se është në një lidhje dashurie me ish-banorin e BBV2, Xhonatan Islami.
Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami i ka marrë zemrën.
Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon me atë të Xhonatanit.

Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre.
Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
