I them që prap po na hëngre. Ndihem shumë e realizuar dhe e lumtur por në të njëjtën kohë kjo më jep një përgjegjësi shumë të madhe dhe më shtyn që të bëhem edhe më shumë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Alba Pollozhani ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”, ku Aulona Musta e pyeti për Vedatin.
“Nuk është se ka diçka në marrëdhënie me Vedatin. Kanë ngelur disa komunikime të vogla. Nuk i kemi shkëputur marrëdhëniet. Si histori është mbyllur, por në disa aspekte të tjera nuk është mbyllur”, tha ajo duke lënë të kuptohet se mund të bëjnë biznes bashkë.
Por Roela Meka nga ana tjetër ka bërë publike lidhjen e saj me Vedatin. Ajo ka publikuar disa foto ku shihet shumë pranë tij dhe tregon se ndodhet në Shkup.


“Një moment krenarie ❤️ Gjëra të veçanta po ndodhin”, shkruan Roela ndërsa fansat i kanë uruar për lidhjen e tyre.
Kujtojmë se Alba dhe Roela ishin “rivale” në Përputhen vitin e kaluar.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
