Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.
Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.
Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”. Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.
Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.
“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”, tha Iliri.
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!