Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim lidhur me muzikën që ka sjellë kohët e fundit dhe për kërkesat e fansave të tij.
Ai shprehet se krijon muzikë që pëlqehet nga masa, pasi në këtë mënyrë fiton më tepër, pasi duhet të kujdeset për vajzën, Luna Marinë.
“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla! Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.
- Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
- Selin Bollati shfaqet me dorën e fashuar, ja çfarë ka ndodhur
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
